Shkodër/ Vihen në pranga 4 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim më parë.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë ndalimi për veprën penale “Vjedhja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, i shtetasit B. K., 35 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi më datë 13.12.2021, ka ka goditur dhe i ka marrë me dhunë portofolin dhe celularin shtetasit K. N.
Gjithashtu po nga Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit K. Sh., 21 vjeç banues në Shkodër. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me dy vite burg për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”.
—–
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ç., 47 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, pasi ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.