Dy pushuese nga Kosova rrezikuan të mbyten në ujerat e bregdetit të Shëngjinit. Rasti u regjistrua paraditen e kësaj të premte në qender të plazhit, ndërsa ka qenë vrojtuesi i plazhit dhe pushues të tjere të cilët ju erdhen në ndihmë dy grave. Ata u nxoren nga uji dhe u moren nga autoambulanca dhe u dërguan me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mesohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.
Nga të dhenat paraprake bëhet me dije se pushueset kishin hyre në thellesi të ujit dhe nuk dinin not, çka rrezikoi mbytjen e tyre. Ndërkohë ky eshte rasti i pare i nje rreziku serioz per mbytje ne uje te pushuesve ne Shengjin, ndersa evidentohet menjehere nevoja e pranise se panderprere te vrojtuesit te plazhit, pasi nderhyrja e njerit prej tyre dha sinjalin sesi mund te shpetohen jete.
Prej 1 qershorit numri i pushuesve në Shëngjin është gjithnjë në rritje, ndaj kërkohet me shumë vemendje për të garantuar sigurinë e tyre gjatë pushimeve verore.