Paraditën e së shtunës në katedralen e Shën Kollit do të zhvillohet mesha e shenjtë për jetën e cila do te vijoje me procesionin e lutjeve drejtë maternitetit pikërisht aty ku ndodhin mjaft raste të abortit.
Sipas famullitarit Shkoder Dom Vlash Palaj i gjithë ky mision ka për qëllim mbrojtjen e jetës të vegjëlve ashtu siç edhe kisha e ka dëshmuar shumë herë.
Ndërkohë famullitari Palaj bën thirrje të gjithë prindërve që mos ti vrasin fëmijët e tyre, por me përkujdesjen dhe ndihmën e Kishës ti lënë të jetojnë ato foshnja të pafajshme.