MARRIN MEDALJE BRONZI NË KATEGORINË E SHKENCËS DHE INXHINIERISË. Dy shkodranët e rinj Drini Draçini e Sheri Tuzi shpallen fitues të medaljes së bronzit në Amerikë në një prej garave më të rëndësishme të shkencës dhe inxhinierisë në botë. Duke përfaqësuar Shqipërinë, nxënësit e kolegjit turk “Hasan Riza Pasha”
kanë shkëlqyer në Shtetet e Bashkuara mes 110 vendeve pjesëmarrëse. Dy nxënësit që triumfuan në Amerikë garuan në programin ASEF në kategorinë e shkencës që është pjesë e programit të SHBA-vë “ISËEEP”. Pas këtij suksesi këta nxënës të talentuar do të tentojnë për të tjera medalje ndërkombëtare.