Disa njerëz janë plagosur dhe qindra të tjerë kanë mbetur të bllokuar në terminal, pasi dy shpërthime tronditën Aeroportin e Brukselit.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se ndjenë tronditjen e fortë të shpërthimeve, që besohet se ishin përqëndruar në sportelin e kontrollit të linjës së fluturimit American Airlines. Fotografitë tregojnë dritaret e terminalit të thyera nga forca e shpërthimit, ymin lart në qiell dhe pasagjerët të tmerruar që vrapojnë të largohen. Incidenti vjen në një kohë ku kryeqyteti belg ishte në gjendje të lartë gatishmërie pas arrestimit të të dyshuarit të sulmeve terroriste në Paris, Salah Abdeslam vetëm katër ditë më parë.