Dy shqiptarë janë ngjitur në majën më të lartë në botë, në Everest. Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi arritën pikën më të lartë të globit.

Ata arritën që të hipin në majën më të lartë të botës sot rreth orës 06.00. “Sot më datë 27 maj, në orën 6, Mrikë Nikqi, më e reja e të gjithë alpinistëve, njohur me nofkën ‘Mrikë Malësorja’,

arriti me sukses që të ngjitet në Everest në lartësinë prej 8848 metra. Ajo ishte e shoqëruar nga babai Arianit Nikçi”, shkruhet në një portal që i dedikohet eventit “Everest 2019”.

Mrika Nikqi arriti në 8848 metra lartësi në moshën 17-vjeçare, duke shënuar rekordin, si alpinistja më e re që ngjitet në majën më të lartë në botë.

Artikulli paraprakDUHANI, PIJET ENERGJIKE DHE KUSHTET/ VENDOSEN 20 MLN LEKË GJOBA, MBYLLEN 6 SUBJEKTE
Artikulli tjetërGODITJE PËR TSIPRAS, GREQIA NË ZGJEDHJE PËR 1 MUAJ