Dy shqiptarë kapen me hashash në Selanik, gati për ta shitur
Dy shqiptarë janë arrestuar në Selanik duke transportuar lëndë narkotike, të cilën më pas do ta shisnin. Dy të arrestuarit e moshës 22 vjeç dhe 26 vjeç u kapën me 6 kg kanabis, e ndarë në 14 pako. Nga hetimet e mëtejshme, policia greke zbuloi se 26-vjeçari qëndronte në Greqi pa dokumente të rregullta. Droga do të shitej në tregun vendas, duke u shpërndarë me doza. Policia vazhdon hetimet për të identifikuar se ku ishte blerë hashashi dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.