Policia italiane e komunës së Fraskatit në afërsi të Romës ka ekzekutuar sot një megaoperacion që ka çuar në sekuestrimin e rreth 366 kg marijaunë dhe në arrestimin e tre personave 2 shqiptarë 22 e 26 vjeç dhe një italian nga qytetit i Brindizit 41 vjeç.
Lënda narkotike shërbente për të furnizuar tregjet ilegale të drogës në provincën e Romës. Tre personat u arrestuan në flagrancë ndërsa po shkëmbenin drogën në një parking në zonën Prenestina. 22 vjeçari shqiptar ndodhej në automjetin tip Fiat Multipla së bashku me shtetasin italian dhe shkëmbyen makinën me automjetin tip Opel Corsa e drejtuar nga shqiptari tjetër 26 vjeçar. Operacioni i policisë italiane çoi në sekuestrimin në bagazhin e Fiat Multipla të 173 kg marijuanë e konfeksionuar në 13 pako të mëdha. Ndërsa pas kontrollit në banesën e 26 vjeçarit shqiptar u gjetën dhe 14 pako të tjera marijuanë në peshë 188 kg. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe rreth 5300 euro cash si dhe instrumente për konfeksionimin e peshimin e drogës. Dy shteasit shqiptarë të arrestuar ishin të skeduar më parë nga policia italiane për vepra të vogla penale.
Operacioni i Policisë së Frozinones u krye në bashkëpunim me policië e Pomezia, Castel Gandolfo e Tivoli. Tre të arrestuarit ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.