Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi ishin shpallur në kërkim.

Policia thotë se “bëhet fjalë për shtetasin G.K., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

I arrestuari në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë

Personi tjetër i arrestuar është 48-vjeçari B.T., “për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka urdhëruar ndalimin e tij ,për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në Qershor 2019 ka ushtruar dhunë fizike,duke e goditur me sende të forta në kokë vëllain e tij, shtetasin L.T.,43 vjeç.”

Artikulli paraprakAGROBIZNESI, SERAT U FINANCUAN ME 232 MILIONË LEKË NGA BUXHETI
Artikulli tjetërNË FUND TË KORRIKUT ARDI VELIU NË VETTING! KUSH ËSHTË GRUAJA NË KRYE TË KOMISIONIT TË VLERËSIMIT