Itali, dy të dënuar shqiptarë arratisen nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur sot nga burgu i Civitavecchias. Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të arratisen nga konpleksi i ri i burgut në komunën e Civitavecchias në provincën e Romës. Sipas informacioneve që vijnë nga mediat italiane, bëhet fjalë për dy shqiptarë për të cilët kanë nisur kërkimet.Të dy, thotë Angelo Urso, sekretar i burgut, teksa ishin duke ecur në oborr, kanë kaluar gardhin rrethues. Më pas janë kacavjerrë duke arritur të kalojnë murrin rrethues të burgut, dhe duke ia mbathur, shton ai.Sistemi që detekton kur ka lëvizje mbi mur ka rënë menjëherë dhe kështu kanë nisur hetimet.Në kërkim të shqiptarëve të arratisur është dhe një helikopter .Dy shqiptarët e arratisur nga burgu në Romë këtë të diel, janë kLekë Luca 42 vjeç e Roland Dajlani 33 vjeç.