Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan dhe në Korçë nga aksidentet. Një shtetas humbi kontrollin e automjetit në autostradën Elbasan-Tiranë në dalje të tunelit.

Drejtuesja e makinës tip “Reno Clio” me targa AA 829 IP është plagosur dhe ndodhet në spital me plagë të rënda, pasi përplasja me mbrojtëset e rrugës ishte shumë e fortë.

Ndërkohë që në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Vashtmi u përplasën dy makina, për pasojë mbeti i plagosur një drejtues.

Njëri prej drejtuesve të mjeteve rezultoi se ishte në gjendje të dehur duke u shoqëruar në polici. Sipas të dhënave të para nga policia drejtuesi i makinës që ishte i dehur dhe shkaktoi aksidentin është me inicialet I. C. punonjës i tatimeve.

Artikulli paraprakU GJET NË KANAL NGA KALIMTARËT, VDES RRUGËS PËR NË SPITAL BIZNESMENI I KROMIT
Artikulli tjetërMAKINA DEL NGA RRUGA NË LEZHË, NDËRRON JETË 24-VJEÇARI