Dy të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në Pejë
Një shpërthim i fuqishëm njoftohet të ketë ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në qytetin e Pejës, në Kosovë. Shpërthimi ka ndodhur në një dyqan pikërisht përballë Gjykatës së Kundërvajtjes apo njohur ndryshe si te “Rrokaqiellit”, sjkruan Rtk. Rastin e ka konfirmuar për Rtk live zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, i cili ka theksuar se janë dy persona të lënduar dhe se ka mundësi që shpërthimi të ketë ndodhur si pasojë e një boce të gazit. “Shpërthimi ka ndodhur në një dyqan përballë Gjykatës së Kundërvajtjes dy persona për momentin janë të lënduar një femër dhe një mashkull. Femra ka qenë kalimtare e rastit, ndërsa mashkulli ka qenë afër dyqanit. Që të dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal dhe janë jahstë rrezikut për jetë”, ka thënë Ibra. Gjithashtu Ibra ka bërë të ditur se për momentin janë në vend të ngjarjes duke u marrë me detajet dhe rrethanat se si ka ardhur deri tek shpërthimi.