Dy të rinj grekë u arrestuan nga policia me 95 kilogramë droge, që dyshohet se e kishin marrë nga Shqipëria.
Operacioni policor u zhvillua në autostradën Janinë-Kozan.
Të arrestuarit e moshës 22 dhe 24 vjeç po e transportonin drogën me makinë. Lënda narkotike ishte e ndarë në 40 pako me peshë totale 94 kg e 800 gr.
Dy të rinjtë grekë iu dërguan autoriteteve të drejtësisë në Janinë me akuzën e trafikut të drogës.