Dy persona janë gjetur të pajetë ditën e sotme. Ata janë gjetur në banesa të veçanta. Njëri në Vaqarr e tjetri tek Xhamlliku. Të vdekur janë gjetur një 41-vjeçar dhe një 53-vjeçar.
Siç mësohet deri më tani nga policia, një ditë më parë në rrugën “Petraq Leka”, në një banesë të braktisur është gjetur i vdekur 41-vjeçari me inicialet B. SH., banues në Vaqarr, Tiranë. Nga veprimet e kryera në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes është nga overdoza, përdorimi i narkotikëve. Një tjetër person, këtë herë në rrugën “Violeta Manushi”, është gjetur i vdekur në banesën me qira të 55-vjeçarit me inicialet SH. R., banues në Tiranë. Viktima është identifikuar si 53-vjeçari me inicialet H. GJ.
Nga sa mësohet, ai ka qenë përdorues i rregullt i pijeve alkoolike. Ndërkaq, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.