Dy njerëz u vranë sot si pasojë e të shtënave në një ndërtesë të punëve publike në Winston-Salem, Karolina e Veriut, dhe dy të tjerë u plagosën.
Sipas autoriteteve viktimat janë punonjës të administratës shtetërore kurse të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.
Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi ngjarjen.
Ndihmësi i shefit të policisë, William Penn Jr. u tha gazetarëve se autoritetet nuk do të lëshonin asnjë informacion tjetër në lidhje me viktimat deri mëmgjes kohë kur ata shpresojnë se gjithçka do të qartësohet.