Një tërmet 3.4 ballë tronditi sot Shqipërinë e Jugut duke u ndjerë më së shumti në zonën e Beratit, Kuçovës, Fierit dhe Ballshit.
Tërmeti pati si epiqendër zonën mes Beratit dhe Ballshit, ekzaktësisht në malin e Shpiragut. Të dhënat e Institutit të Sizmiologjisë bëjnë të ditur se tërmeti ka qenë në një thellësi të vogël dhe ky ka qenë shkaku se përse është ndjerë i fortë nga banorët.Ndersa termeti tjeter me magnitude 3 te shkalles rihter ka pasur epiqendren 17 km ne juglindje te Sarandes ne nje thellesi prej 3 km.Banoret raportohet te kene ndjere lekundjet por deri me tani nuk ka te dhena per deme materiale.