“Carola” e “Hora Arbëreshe” – 2 ton drogë me skaf trafikanti: Do ta mbush Italinë me hashash shqiptar

Pas 4 vitesh hetime, Policia financiare italiane ka përmbyllur sot dy operacione antidrogë të koduara “Carola” e “Hora Arbëreshe” të cilët kanë çuar në shkatërrimin e 3 grupeve trafikantësh italo-shqiptarë në rajonet e Abrucos, Molise e Puglia. Të paktën 15 persona janë arrestuar e 11 të tjerë janë vënë nën hetim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Hetimet e policisë italiane kanë përfshirë të gjithë territorin italian e në veçanti zonat e Termoli, Campomarino e San Martino in Pensilis në rajonin e Molises. Gjatë hetimeve janë sekuestruar 2 tonë marijuanë a Shqipëria, 1 kg heroinë, 100 gramë kokainë, dhjetëra bimë kanabis, koli cigaresh kontrabandë e të mira materiale në vlerë rreth 2 milionë euro. Operacioni “Carola” merr emrin nga skafi me të njëjtin emër me të cilin trafikanti italian Alessandro Marchesani po transportonte në Itali rreth 2 tonë marijaunë, Gjatë përgjimeve telefonike, ky trafikant lavdërohej se do ta mbushte territorin e Termolit në Molisse plot drogë e hashash nga Shqipëria. Kjo organiszatë kriminale ishte e përbërë nga 3 grupe, mes të cilëve dhe grupi i trafikantëve shqiptarë. Lënda narkotike transportohej shpesh nga Pulia në Molise e fshehur në rrotat e makinave. Operacioni “Hora Arbëreshe” që do të thtoë “flit shqip” u ekzekutua pas monitorimit të gjatë të traikantëve shqitparë rezident në këtë territor.

Artikulli paraprakMBETJET,KRYETARI I BASHKISE E PARMES BASHKOHET ME PROTESTUESIT
Artikulli tjetërLUFTA NDAJ KORRUPSIONIT,NIVEL I ULET BESIMI TEK PARLAMENTI E GJYKATAT