Një sasi prej 2 ton drogë e llojit marijuanë dhe hashash, e konfiskuar në Lidos, tetorin e kaluar është djegur me incenerator. Në Ferrara, përveç tymit të zakonshëm të mbetjeve, dy javët e fundit në ajër ka pasur edhe substanca narkotike.

Rreth 100 pako të mëdha marijuanë kanë përfunduar njëra pas tjetrës në incinerator në kontrollin e rreptë të policisë së Ferrara dhe Comacchio-s. Mediat italiane shkruajnë se policia nuk kishte një ambient të posaçëm për sasinë e madhe të drogës së kapur, për të cilën është arrestuar një shqiptar dhe për këtë arsye, u zgjodh djegia e plotë e saj. Tashmë, prokuroria i ka kërkuar gjykatës nisjen e procesit gjyqësor për shqiptarin Rolando Rrapaj, djaloshi 19 vjeçar nga Vlora, që mediat italiane e cilësojnë si “kryeqytetin e drogës”. Procesi pritet të nisë në fillim të vitit 2018. Djali deri më tani nuk i është përgjigjur asnjë pyetjeje të hetuesve dhe policisë për rolin e tij të zbarkimit të sasisë së madhe të drogës në Lido Spina natën e 17 tetorin, në një plazh natyror në Bellocchio. Megjithatë, ai akuzohet për posedim dhe trafikim ndërkombëtar të drogës dhe rrezikon më shumë se 10 vite burg. Pavarësisht kësaj, ai kurrë nuk e ka hapur gojën për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe pse ka edhe një avokat mbrojtës.

Sipas hetimeve fillestare, Rapaj mund të jetë pjesë e një organizate të madhe dhe që ka punuar në emër të saj. Hetimet e policisë çojnë të gjitha lidhjet e trafikut në Shqipëri nga ku është edhe nisur ngarkesa e drogës. Përveç policisë së Ferrara dhe Comacchio, hetimet për rastin po zhvillohen edhe nga drejtoria e antimafies.

Artikulli paraprak14 VITE BURG SHQIPTARIT PËR PLAGOSJE
Artikulli tjetërNJË FOSHNJE 5 MUAJSHE PËRFUNDON NË URGJENCËN E SPITALIT ,DYSHOHET SE ESHTE DHUNUAR