Në Qarkun e Lezhës vijon të ketë vatra aktive zjarri, por fatmiresisht me intensitet të ulet dhe nuk përbëjnë rrezik për zonat e banuara. Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile aktualisht ka dy vatra aktive në Kurbin dhe Mirditë.Zjarri në fshatin Shëngjin, Njesia Administrative Fan bashkia Mirditë vazhdon të jetë aktiv me intensitet të ulët, në sipërfaqe me bimesi të ulët. Ndërhyrja është e pamundur për shkak të territorit pasi është malor dhe me një pjerrtësi të konsiderueshme. Situata po monitorohet nga forcat zjarrfikese dhe strukturat e tjera të emergjencave civile.

Ndërsa vatra e zjarrit në kufirin Mal/Bardhë- Skuraj, njësia administrative Milot, nga të dhënat aktuale në terren, flaket vijojnë të jenë aktive dhe nuk ka shtrirje, është e përqëndruar në një lartësi të konsiderueshme nga rruga. Kemi të bëjmë me djegie të humusit dhe nuk ka flakë, por vetem tym në disa vatra të vogla. Vatra e zjarrit është e paaksesueshme për mjete dhe punetor për shkak të terrenit dhe dendësisë së bimësisë. Rrezik në banesa dhe pasuri të tjera nuk ka, ndërsa situata po mbahen nën monitorim të vazhdueshem.

Artikulli paraprakRAMA NGA PRAGA NUK KURSEN BATUTAT: U RRITËM NË NJË VEND KU IMPERIALIZMI AMERIKAN ISHTE DJALLI DHE DUHET TË MBETESHIM ME STALININ
Artikulli tjetërPUSHIME EDHE NË VJESHTË NË SHËNGJIN