INFORMACION NË LIDHJE ME SITUATË NE ZJARREVE NË ZONËN E THETHIT
Gjatë paraditës së ditës së sotme, është shfaqur një vatër zjarri në vendin e quajtur Guri i Nënshtegut në afërsi të fshatit Theth.
Menjëherë pranë vatrës së zjarrit janë drejtuar punonjës të Njësisë Administrative, banorë të zonës dhe specialistë zonave të mbrojtura.
Nga Shkodra, është nisur edhe një mjet zjarrfikës së bashku me efektiv të repartit të zjarrfikësve të Shkodrës.
Në koordinim me strukturat e emergjencave civile në Prefekturën e Shkodrës në drejtim të Thethit është nisur edhe një grup prej 30 ushtarësh për të qënë pjesë e operacionit për shuarjen e kësaj vatre zjarri në afërsi të fshatit Theth.
Po ashtu rreth orës 12 të paradites së sotme është riativizuar vatra e zjarrit në lagjen Kaprre në fshatin Ndërlysaj, ku edhe atje ka prezencë të forcave të angazhuara për shuarjen e flakëve të zjarrit.
Deri në këto momente, zjarri po përhapet për shkak të erës që favorizon flakët e zjarrit. Puna është përqendruar në izolimin e vatrës së zjarrit me qëllim që të mos krijojë rrezikshmëri për bujtinat dhe banesat në zonën e Thethit.
Strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Shkodër po ndjekin hap pas hapi situatën në zonë dhe po mbahet koordinim i vazhdueshëm me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.