Dy vëllezër, 19 dhe 21 vjeç, janë dënuar me vdekje pasi vranë ish-mësuesen e tyre me thikë e më pasë i vunë flakën shtëpisë.

Stanislaw 19 vjeç dhe Illya Kostsew 21, goditën 100 herë me thikë ish-mësuesen pavarësisht se ajo i lutej për mëshirë, e më pas i vunë flakën shtëpisë.

Policia arriti t’i identifikojë të dy djemtë pasi gjetën kompjuterin e mësueses në shtëpinë e tyre.

Ata pranuan krimin e bërë përpara gjykatës dhe kërkuan mëshirë për dënimin e tyre.
Të vetmen rrugëdalje kishin faljen nga Presidenti i vendit, Alexander Lukashenko, por ky i fundit refuzoi.

Të dy djemtë treguan se kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e vrasjes por kjo nuk i ka shpëtuar ata.

Bjellorusia është i vetmi vend evropian që lejohet dënimi me vdekje.
Ajo ka qenë një pjesë e sistemit juridik të vendit që nga shpallja e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik më 26 dhjetor 1991. Kushtetuta aktuale kombëtare e parashikon këtë dënim për “krime të rënda”.

Më shumë se 400 persona janë dënuar me vdekje që nga viti 1991.

Artikulli paraprakPËRPLASEN MAKINAT NË AKSIN LEZHË-MILOT, 4 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërKAPET ROJA I 313-TËS TENTOI TË FUSTE ALKOOL DHE USHQIME NË QELI PËR SHULLAZIN NATËN E VITIT TË RI, KAPET