Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë territorin e Greqisë.
Siç raportojnë mediat greke në Athinë shkollat do të qëndrojnë të mbyllura edhe ditën e hënë për shkak të problemeve nga moti me shi dhe stuhi.
Si pasojë e shirave është bllokuar në të dyja anët autostrada Athinë-Korint, pranë Elefsina, dhe rrugën e vjetër që lidh dy qytetet.
Autoritetet thonë se autostrada për në Athinë pritej të hapet më vonë, ndërsa aksioni për në Korint midis orës 12-1 pasdite.
Probleme nga moti i keq pati edhe në Selanik.