Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mbështetjen e tij për Ukrainën teksa Kievi ka shënuar sot dyvjetorin e përballjes me agresionin rus. Kurti ka thënë se përballë agresionit brutal rus, populli ukrainas ka rezistuar me sukses ndaj përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin.
“Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – aq të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më pare”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “X”.
Ai ka theksuar se Kosova vlerëson përpjekjet e Ukrainës dhe premton mbështetjen e saj të palëkundur, “derisa fitorja të jetë e tyre”.