Në shtepinë e motrave të Nënë Terezës në Shkodër është kremtuar Mesha e Shenjtë kushtuar dy vjetorit të Shenjtërimit dhe kalimit në amshim të bamirëses Shqiptare.
Mesha u mbajt nga Meshtari Dom Artur Jaku dhe u ndoq nga besimtarë të shumtë ndër ta edhe personat në nevojë apo ato me aftësi të kufizuar të cilët ndimohen nga bamirëset e misionit të Nënë Terezës.
Gjatë predikimit të liturgjisë Dom Artur Jaku vuri theksin tek misionet e humanistes Shqiptare .
Ai u shpreh se Nënë Tereza ësghtë një shembull që duhet të ndiqet pasi në kohen kur feja ishte nën pushtimin komunist nënë Tereza nuk ndalej dhe u sherbente njerëzve në nevojë.
Misioni i tjetër i Nënë Terezës ishte ndalimi i fenomenit të abortit. Nënë Tereza u lutej prindërve që ti sillnin fëmijët tek ajo vetëm që mos ti vrasin.
Misionaria me trup të vogël por me zemër të madhe u ngjitet në altarin qiellor
me datën 4 shator të vitit 2016 ne Vatikan.