Kjo që shihni është një pusetë rreth 2 metra e thellë e hapur në mes të lulishtes pranë urës së Bunës e cila është bërë shkak për incidentet sidomos tek fëmijët që lozin pasditeve .

Rasti I fundit është denoncuar në Star Plus nga prindi I nje fëmije I cili tregon tmerrin kur vajza e tij 2 vjecare ka rënë brenda dhe për pasojë ka marrë disa dëmtime.

Ndërkohë i shqetësuar ai bën apel që bashkia e Shkodrës të vëzhgojë dhe ti shmangë këto problematika.

Pusetat e hapura janë bërë shpesh herë shqetësim për qytetarët. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një incident I tillë megjithatë askush nuk merr masa.

 

Artikulli paraprakMBYLLET PAS DY ORËSH PROTESTA E OPOZITËS, REGJISTROHEN INCIDENTE SPORADIKE
Artikulli tjetërDIPLOMIMI I MATURANTËVE TË “HASAN RIZA PASHA”