Shkolla e mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat zhvilloi ditën e dyerve të hapura duke ftuar klasat e nënta të mbi 20 shkollave 9-vjeçare të Shkodrës dhe Lezhës. Kjo shkollë përgatit nxënësit gjatë katër viteve të studimit në fushat e teknologjisë ushqimore, veterinarisë dhe bujqësisë. Drejtori i shkollës profesionale të Bushatit Ruzhdi Kapedani thotë se nxënësit që kryejnë studimet aty e kanë të sigurtë tregun e punës…

Një prej mësuesve të kësaj shkolle Vinçenco Kasneci tregon se shkolla profesionale e Bushatit ka laboratoret përkatëse për secilën degë duke i bërë nxënësit të kenë të gjitha dijet e nevojshme dhe të jenë të gatshëm për tregun e punës…

Shkolla e mesme profesionale e Bushatit aktualisht në këtë vit shkollor ka 110 nxënës ndërsa kapacitetet janë edhe për më shumë. Bashkë me kushtet dhe laboratoret përkatëse, ofron edhe konviktin për të gjithë ata nxënës që vijnë nga larg.

Artikulli paraprakDITA E FAMILJES NË PROJEKTIN “SHPRESA”
Artikulli tjetërQENTE ENDACAK SHQETESIM NE LEZHE