Rritja e çmimit të lejeve te drejtimit pas 1 marsit ka bërë që shumë qytetarë të dynden drejt institucioneve për të kryer dokumentet e nevojshme për të nisur regjistrimin para vendosjes së tarifës së re. Që prej orëve të para të kësaj të premte në Polikliniken e qytetit të Shkodrës një numër i madh qytetarësh u paraqitet për të kryer vizitat tek mjeku ORL dhe okulisti. Rradhët e gjata kanë krijuar kaos duke detyruar qytetarët të presin për disa orë.

Përveç qytetarëve për patentë kishte edhe të moshuar që po prisinin të kryenin vizitat rutinë të cilët shprehen të shqetësuar në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit.
Nga 10 marsi për të marrë marrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët do duhet të paguajnë minimumi nga 85 mijë Lekë.

Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike. Nga marsi, një seancë mësimore në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 48-VJEÇARI I JEP FUND JETËS ME ARMËN E GJAHUT
Artikulli tjetërGJYKATA E KURBINIT DREJT SHKRIRJES