Autoriteti i Konkurrencës ka pezulluar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave për rreth 13 shërbime dentare.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se ligji ndalon të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg.

“Vendimi i Urdhrit të Stomatologut, mund të ketë elementë të kufizimit të konkurrencës në kuptim të nenit 4 të Ligjit 9121/2003”, thuhet në vendimin e marrë sot nga Autoriteti i Konkurrencës.

Gjithashtu, masa janë paralajmëruar edhe për klinikat dentare të cilat rrezikojnë të gjobiten nëse nuk do zbatojnë urdhrin që ndalon vendosjen e çmimeve dysheme

Artikulli paraprakMINISTRIA E ENERGJISË E ALARMUAR: DIGAT RREZIKOJNË TË ÇAHEN
Artikulli tjetërVRAU TË DASHURIN E MOTRËS, GJYKATA LË NË BURG VËLLAIN, ‘ARREST SHTËPIE’ PËR MOTREN DHE DHENDRIN