Çmimi i apartamenteve dhe njesive tregtare në Lezhë është dyfishuar gjate vitit 2022.Shkak i kësaj situatë është bërë rritja e çmimit të materialeve të ndërtimit, që prej nisjes së luftës në Ukrainë.Nga 600 euro meter katror çmimi i apartamenteve në bregdet ka shkuar deri në 1200 euro për meter katror.Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj, thotë se kjo situatë ka sjell dhe renie të tregut të banesave në masen 50% .
Shqetësim për biznesin është edhe mungesa e investimeve të cilat i shërbejnë turizmit në rajonin e Lezhës.
Rritja e menjëhershme e çmimeve ka futur në krizë shumë sipermarrje në Lezhë, duke i detyruar që të ndalin investimet e planifikuar prej tyre.