Fundjava e parë e muajit shtator ka nisur me trafik të renduar në rruget që përshkojnë rajonin e Lezhës. Dyndja e qytetareve kryesisht shqiptareve të Kosoves drejt bregdetit të Shëngjinit dhe Tales, ka sjellë vështiresi në lëvizje.
Problematika më e madhe paraqitet në segmentin Milot-Lezhë, ku fluksi i lartë i automjeteve është shoqëruar me radhe kilometrike.
Për të lehtesuar sadopak levizjen janë angazhuar nje numer i konsiderueshem efektivesh të policisë rrugore, të cilët janë vendosur në kryqezimet më problematike, duke orjentuar drejtuesit e mjeteve që të përdorin edhe rruget dytësore.
Edhe pse kemi hyre ne muajin shtator dhe pavarësisht rënies se temperaturave, plazhet e Lezhës vijojnë të jenë të frekuetuara dhe pritshmeritë janë për zgjatje te sezonit turistik pertej 3 muajve të veres.