Është kryer një verifikim në lidhje me disa raportime mediatike dhe akreditimet e laboratorëve të Covid-19. Kjo e filluar nga një raporti i KLSH që më pas është kthyer në gjoja skandal për interesa krejtësisht klienteliste apo luftë mes palësh.
Bëhet fjalë për raportime mediatike abuzive që më pas kthehen në gjoba ndaj biznesmenëve. Pas një verifikimi të bërë nga CNA.al, rezulton se në fakt në Shqipëri nuk ka asnjë laborator mjekësor të akredituar nga DPA, por të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për testimin Covid -19.
“Përjashtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit ka sjellë pasoja të mungesës së vërtetësisë së analizave, pasi nuk ka marrë pjesë në akreditimin e aparaturave laboratorike të përdorura për këtë qëllim. Marrja e kompetencave nga Komiteti i Ekspertëve dhe MSHMS-ja, ka sjellë përjashtim të padrejtë të DPA-së duke cënuar vërtetësinë e të dhënave laboratorike për Covid-19”, pohohet në auditim.
Kjo ka qënë gjetja e KLSH-së, për laboratorët mjekësor të cilët janë licencuar për testimin e Covid-19. Sot që flasim janë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, rreth 12 laboratorë në sistemin shëndetësor privat, licencim që ka filluar në 30/7/ 2020 . Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) pranë Ministrisë së Ekonomisë akrediton sipas standarteve ISO përktëse laboratorët testues/kalibrues/mjekësor . Standarti ISO për akreditimin e laboratorëve mjekësorë ISO 15189 ka standarte të caktuara menaxheriale dhe teknike për ruajtjen e cilësisë së shërbimeve laboratorike dhe në gjithë botën është opsionale, jo detyrues akreditimi.
Deri sot që flasim, DPA nuk ka hartuar akoma politikat e duhura dhe të ketë ekspertizen e caktuar për të akredituar laboratorët mjekësor të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, për testimin e Covid-19.
Deri sot që flasim DPA e ka të pamundur akreditimin e laboratorëve mjeksorë për testimin Covid-19.
Pra, është absurde “vëzhgimi apo shkelja”, e gjetur nga KLSH mbi cilësinë e shërbimit në këto laboratorë që është përjashtuar DPA e cila deri më sot nuk i akrediton dot këta laboratorë për shkak se ajo nuk ka akoma polititikat e miratuara për testimin e Covid-19.
Marrë nga CNA.al