SHÇBA ka nisur verifikimet për disa punonjës policie pasi dyshohet se është dekonspiruar operacioni për sa i përket urdhër arrestit të lëshuar për Agim Kajmakun. Policia e Tiranës e ka marrë kërkesën për arrestim që në datë 9 Nëntor.
Prej gati 10 ditësh kontrolle janë kryer edhe në rrethinat e Tiranës tek disa të afërm të Kajmakut, përveç dy banesave të tij njëra nga të cilat në emër të bashkëshortes së Kajmakut.