Drama “Dyshimi” e cila u ngjit në skenën e teatrit “Migjeni” erdhi me mesazhe mjaft të forta .
“Dyshimi”, është shkruar nga John Patrick Shanley në vitin 2004 ku autori u nderua me çmimin “Pulitzer” një vit më vonë. Edhe pse salla e teatrit “Migjeni” nuk ishte e mbushur me spektatorë siç kjo shfaqje e meritonte, aktorët sollën në skenë këtë dramë me shumë pasion, duke bërë që të pranishmit ta shijonin këtë shfaqje.
“Dyshimi”, është një dramë e bazuar mbi frikërat, pasiguritë e dyshimet, ku përplasjet mes brezave në një shkollë fetare nuk mungojnë.Në një nga rolet kryesore, aktorja Shegushe Bebeti tregon sesi ishte për të, që të ishte në rolin e një murgeshe. Ndërkohë, Romir Zalla I cili vinte në rolin e Atë Flin ku në këtë dramë vendoset në qendër të dyshimeve, mbi marrëdhënien e tij me një nga nxënësit e shkollës, tregon se edhe për atë vetë, nuk kanë munguar rastet që ka pasur dyshime.
Por, ndër të tjera aktori Romir Zalla ka një kërkesë ndaj publikut. Drama “Dyshimi”, e cila vjen për publikun nën kujdesin e regjisorit Donard Hasani, pas suksesit që korri në Tiranë erdhi në Shkodër, ku në ditët në vijim do të vazhdojë turneun, edhe në shumë qytete të tjera të Shiqpërisë .