Një kafshë e therur në Shijak është bërë subjekt dyshimi për bartjen e tuberkulozit. E konsideruar me origjinë që para pesë viteve nga një fermë në Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit, Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Bujqësisë në Shkodër kanë bërë ekzaminimin e fermës.

Sipas shefit të veterinarisë Shkodër, Selim Kraja, është bërë gjurmimi dhe ferma ka rezultuar e pastër, pa asnjë problematikë që mund të rrezikoj konsumatorin. Nuk janë regjistruar asnjë rast me tuberkuloz. Në vija të përgjithshme, Shkodra rezulton e pastër si nga tuberkulozi, ashtu edhe nga bruceloza. Ndërkohë, prej pesë vitesh nuk ka asnjë diagnostikim lopësh me tuberkulozë. Ndërkohë ferma në fjalë në Oblikë prej vitesh ka rezultuar subjekt i rregulltë.

Tuberkulozi te kafshët është një sëmundje ngjitëse, e cila mund të kaloj edhe tek njerëzit. Për rastin në fjalë, sipas Krajës nuk ka asnjë rrezikshmëri. Konsumatori shkodran dhe fermerët duhet të jenë të qetë.

Artikulli paraprak“KARNAVALET NË TEPSI”, RIKTHEHEN NË SHKODËR
Artikulli tjetërMJEDISI, SHQIPËRIA E 40-ta NË BOTË