POLICIA: RENDI SHE SIGURIA NË QARKUN E SHKODRËS GJATË 24 ORËVE.
Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder njofton se me date 25 gusht 2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin S.Sh, 48 vjec, banues në Fshatin Aliaj, Malësi e Madhe, sepse shtetasja A. B., 22 vjece, ka bërë kallzim se ky shtetas me datën 23 gusht 2014, ka kryer mardhënie seksuale me dhunë me të.
Me datën 25 gusht 2014, u plotësua Kërkesë – Padia, për lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes për shtetasen F. T., 42 vjece, banuese në Fshatin Sheldi, Komuna Gur i Zi, Shkodër, sepse bashkëshorti i saj shtetasi P.T, 44 vjec ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike.
Ne te njejten deklarate te policise evidentohet edhe arrestimi ne flagrance I shtetasit E. T, 40 vjec, banues në Fshatin Qerret Pukë, sepse për motive pronësie, ai ka goditur me dru në kokë kushëririn e tij H. T., 67 vjec, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar me forcë shërbimet e policisë.
Po ashtu, policia njofton edhe per nje rast te gjuajtjes me arme ndaj makines se shtetasit KD, 20 vjec nga Shkodra, ne zonen e Fermentimit, por pa te plagosur.
Per te gjitha keto rast, materialet jane derguar ne Prokurorine e Rrethit, sipas neneve perkatese te kodit penal.