Pas ngjarjes së ndodhur para dy ditëve në Australi, ku 20-vjeçarja shqiptare Sabrina Leka u gjet e vdekur në makinë bashkë me babain e saj, Petrit Leka, ku ai ishte i plagosur në stomak, policia ka marrë në mbrojtje të specializuar motrën dhe vëllain e vogël të saj.

I dyshuari kryesor është babai i vajzës, i cili mendohet se e ka vrarë vajzën dhe më pas ka tentuar të vrasë veten. Nëna e vajzës ishte në gjendje shumë të pikëlluar për të dhënë deklaratë për mediat. Policia nuk po heton ndonjë të dyshuar të mundshëm. Deri tani nuk ka pasur informacion të qartë, pasi babai nuk ka qenë i aftë të japë informacion për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

Nuk dihen ende shkaqet se pse ndodhi kjo ngjarje. Pritet marrja në pyetje e babait nga ana e policisë për zbulimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Kujtojmë që vajza frekuentonte shume clubet në Australi dhe dyshohet se ky ka qenë shkaku i debateve që sollën vrasjen e saj.

Sipas” Ndikimit për Gratë”, Sabrina Lekaj është një nga 37 gratë që vdesin për shkak të dhunës në Australi në 2019.

Policia e gjeti trupin e pajetë të Sabrina Lekajt në sediljen e pasagjerit pranë babait të saj, i cili kishte mbetur i palgosur me thikë. Vajza e tij kishte ndërruar jetë e goditur me thikë, brenda makinës Mercedes të shtunën në mbrëmje në “Kidman Park” në Adelaide pak metra larg shtëpisë.

Artikulli paraprakRAMA TJETËR GODITJE OPOZITËS PËR TEATRIN ME FJALËT E ISH-SHEFIT TË SHTYPIT NË PD, REGJISORI: KY S’KA VLERË, DUHET GODINË E RE
Artikulli tjetërRAJMONDA BULKU I PËRGJIGJET RAMËS: DO DOJA TË ISHA NË PROTESTË ME KOLEGËT! TEATËR I RI POR JO DUKE SHKULUR TË VJETRIN