Rrëshen/Informacion shtesë 

Si rezultat i veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për rënien e zjarrit në rrobaqepësinë e shtetases D. K., paraditen e sotme, ka rezultuar se zjarri në këtë ambient nuk ishte shkaktuar nga shkëndijë elektrike. Nga hetimet dyshohet se është vënë nga shtetasja L. Ç., 40 vjeçe, banuese në Rrëshen, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.   Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Ç., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Artikulli paraprakCNN RENDIT SHQIPËRINË NË 10 VENDET KRYESORE QË DUHEN VIZITUAR! RAMA: 2024 HYN ME KËMBË TË MBARË
Artikulli tjetërDEPUTETI BAÇI: DUAN TË VENDOSIN TAKSOKRACINË DUKE ASGJËSUAR DEMOKRACINË, POR…