Policia e Lushnjës ka arrestuar një 38-vjeçar i cili shpërndante drogë.
Atij iu gjetën 9 doza kanabis, të cilat i kishte për të shitur.
Ndërkohë një tjetër person u ndalua se dyshohet që po blinte drogën në momentin kur ndërhyri Policia.
Ja njoftimi i plotë i Policisë:
Mbi bazën e informacioneve të mara nga qytetarët, Patrulla e Policisë së Komisariatit Lushnjë, ushtruan kontroll në mjetin tip “Volksëagen” që drejtohej nga shtetasi E.M ku i gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjithashtu, edhe pasagjerit në mjet, shtetasit E.K, ju gjetë dhe sekuestrua një dozë kanabis. Në këto kushte, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,
arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin E.M, 38 vjeç, banues në Lushnjë dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin E.K, 40 vjeç.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.