Pas autopsisë ku thuhej se 19-vjeçarja Rezarta Hajdari, ndërroi jetë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush që përdorte për ngrohje ka ardhur një reagim edhe nga familja e vajzës, të cilët më parë kërkonin drejtësi dhe dyshonin se vajza mund të ishte helmuar qëllimisht.
Renaldo Gjoshi, vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibraku është shprehur se është dakord me ekspertizën e bërë nga mjekët dhe se nuk ka më dyshime për vdekjen e motrës së tij.
“Analizat i mora. Jo nuk kam asgjë për të thënë. E pranoj se është helmuar nga mangalli.” është shprehur ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi në dhjetor 2019 në fshatin Xhyrë të të Librazhdit ku 5 ditë pas martese Olsi Hajdarin së bashku me Rezartën u helmuan nga monoksidi i karbonit, përhapur nga mangalli me prush. Olsi arriti të shpëtonte pas dërgimit në spital ndërsa 19-vjeçarja gjeti vdekjen