Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh optimist se ulja në tavolinë e ekipit shqiptar dhe atij grek për marrëveshjen e re do të jetë e afërt.

Ministri Ditmir Bushati duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetareje bërë sot në mesditë në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e jashtme kroate, Marija Pejçinoviç Buriç tha se kishte dorëzuar në presidencë të gjithë informacionin e kërkuar.

Presidenti Ilir Meta ende nuk ka dhënë plotfuqishmërinë për vijimin e negociatave

Ditmir Bushati: Po punohet për të jetësuar paketën që palët kanë rënë dakord që do të duhet të bisedohet. Sa i takon fillimit të bisedimeve për një marrëveshje të re për demilitimin e zonave detare, e kam fjalën për detin territorial, zonën ekskluzive ekonomike, dhe shelfin ekonomik.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm më presidentin. Siç e dini presidenti ka kërkuar informacione për çështje specifike të cilat shkojnë në disa raste dhe përtej fokusit dhe kompetencës së ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Kemi kryer të gjithë procesin e koordinimit me institucionet e tjera dhe i kemi dorëzuar presidentit të gjithë informacionin që ai ka kërkuar.

Besoj se duhet të jemi afër momentit kur ekipi shqiptar do të jetë i ulur me atë grek me shpresën se do të arrijmë një marrëveshje të re në këtë fushë, e cila do të jetë marrëveshje më e mirë se ajo e 2009, më e drejtë më e ndershme dhe në fund të ditës një marrëveshje që të çlirojë energji pozitive mes dy vendeve tona

Po kur do të vijë kryeministri grek në Shqipëri?

Ditmir Bushati:Ka kohë që punohet për një vizitë në nivelin e kryeministrit grek në Shqipëri. Nuk ka ende një datë po afat të finalizuar për këtë gjë. Vizita është e rëndësishme në vetvete sepse presim që përmes kësaj vizite të shënohet një hap i ri pozitiv mes Shqipërisë e Greqisë”

Artikulli paraprakBALLA I FLET BASHËS NË RUSISHT, I PËRMEND GËRDECIN: BËRË MIRË QË SE KE SALIUN SOT KËTU
Artikulli tjetërPREFEKTI MILLJA INSPEKTON SITUATËN NË OBOT, SITUATA PROBLEMATIKE POR FATMIRËSISHT NUK KEMI DËME NË NJERËZ DHE GJËNË E GJALLË