Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi dje një foto, ku në krah të Taulant Ballës kishte vendosur një djalë të ri, që sipas tij ishte Maksim Beça i arrestuar nga policia për trafik kokaine në vitin 2015.
Balla u pergjigj dje duke publikuar foton reale e cila tregon qartë se fotoja e publikuar nga Berisha është një montazh. Ndersa ka reaguar edhe Maksim Beça që u akuzua nga Berisha si trafikant dhe u vendos në krah të kryetarit të grupit të PS.
Beça ka komentuar në statusin e Berishës duke shkruar se dikur e ka pasur idhull dhe se nuk e priste që do e bënte mik me Ballën, ndërsa shton se nuk e ka takuar asnjëherë. I riu thotë se ka votuar gjithmonë për Berishën dhe se nuk e priste që një ditë të merrej me atë.
“Sali Berisha, Maksi Beca jam te kam pas idhull. Nuk e prisja qe do me beje mik me zor te ketij ushtarit te Edi Rames. Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e PS.
Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty. Nuk e prisja qe ti nje dite do merreshe me mua” përgjigja e Maksim Beços për Berishën.