MOGHERINI: ZGJERIMI E VETMJA STRATEGJI PËR ZHVILLIMIN. Shefja e re për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Federica Mogherini edhe një herë ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit është në BE. Në një debat rreth tre orë, ministrja e Jashtme e Italisë, iu është përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve në seancën dëgjimore të Parlamentit Europian në Bruksel.Ajo theksoi se politika e zgjerimit është i vetmi garanci për transformim demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. 

“Duke filluar nga Ballkani, e deri te Turqia, besoj se politika e zgjerimit është më e mira, nëse jo edhe e vetmja garanci për transformim afatgjatë në kuptimin e demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit Demokratik”, theksoi Mogherini.Debate të forta pati dhe rolit të BE-së në konfliktin me Rusinë sa i përket çështjes së Ukrainës. Organizata terroriste ISIS, virusi Ebola, dhe marrëveshja tregtare me SHBA ishin gjithashtu çështje që sollën debate në këtë seancë dëgjimore. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/iORplxRonCM?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakÇMIMI NOBEL PËR FIZIKËN 2014-të
Artikulli tjetërNIKOLLA: REFORMA ARSIMORE E DOMOSDOSHME