Tito ishte udhëheqësi komunist që nuk e kursente dorën kur bëhej fjalë për borxhe.
Këstet e fundit të kredive që Serbia ka marrë gjatë viteve 70-80 do të përfundojnë vetëm në vitin 2041, ndërsa ka mbetur edhe rreth 1.5 miliardë euro pa u paguar.
Qytetarët e Serbisë do t’i paguajnë borxhet Titos edhe për 20 vitet e ardhshme. Këstet e fundit të kredive që Serbia ka marrë gjatë viteve 70-80 do të përfundojnë vetëm në vitin 2041, ndërsa ka mbetur edhe rreth 1.5 miliardë euro pa paguar. Sipas mediave serbe, ish-presidenti komunist i Republikës së Jugosllavisë, Josip Broz Tito ka marrë borxh këto shuma:
Klubi i Kreditorëve të Parisit – 740.94 milionë euro (kësti i fundit i borxhit maturohet në 2041) Banka Botërore – 543.63 milionë euro (kësti i fundit i borxhit maturohet në 2031) Qeveria e Kuvajtit – 213.42 milionë euro (kësti i fundit i borxhit maturohet në 2034), citon Blic.rs.
Gjatë viteve 1970 dhe 1980, Serbia mori gjithsej 8.8 miliardë euro hua, para që përdoreshin kryesisht për konsum, por edhe për të rritur pagat e pensionet. Në vitin 1978, Serbia kishte borxh minimal por me kalimin e kohës interesat shkuan deri në 7% në vit. Deri më tani disa nga pronat e Titos janë shitur ose janë dhënë me qira, por të tjera janë ende atraksione të njohura për turistët jugo-nostalgjikë, si Shtëpia e Luleve në Beograd, ku ai u varros, apo vila në fshatin e tij Kumrovec në Kroaci, ku ditëlindja e tij festohet nga admiruesit e tij çdo vit.