Krerët e federatës menjëherë pas përfundimit të takimit të realizuar me qeverinë ku i pranishëm ishte edhe kryeministri vendit Edi Rama vendosën që ti japin fund bojkotit

Federata Shqiptare e Futbollit tashmë kërkon bashkëpunimin me uniformat blu në mënyrë që lojtarët dhe të gjithë të pranishmit të ndihen të sigurtë në fushën e blertë.

Letra është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Z. Ilir Shulku i ka dërguar një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Ardi Veliut ku I kërkon që të ketë një bashkëpunim mes tyre.

“Në vijim të kësaj fryme bashkëpunimi dhe në kuadër të angazhimeve publike të ndërmarra nga të gjithë aktorët, duke synuar rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në aktivitetet futbollistike,

ju drejtohemi me këtë kërkesë për marrjen përsipër të ndeshjeve të parashikuara të kalendarit sportiv në respektim të parimit të sigurisë parashikuar nga

Neni 4/d) i Ligjit 79/2017 që ka të bëjë me ushtrimin e veprimtarive sportive në një mjedis të sigurt”, thuhet në letrën zyratare të FSHF-së drejtuar Policisë së Shtetit.

Në shkresën e FSH-së thuhet se është e nevojshme prania e forcave të rendit brenda ambienteve sportive, duke filluar nga ndeshjet e ditës së nesërme datë 12.03.2019, duke theksuar se pret një përgjigje për angazhimin e forcave të rendit po në mesditën e datës së lartpërmendur.

Artikulli paraprakNJERIU MË ME FAT NË BOTË/ I RIU I SHPËTON VDEKJES SË SIGURT (VIDEO)
Artikulli tjetërFILM BIOGRAFIK PËR NËNË TEREZËN, DO LANÇOHET NË 2020-N