Kledi Hysa është një nga banorët më të pëlqyer në “Big Brother VIP”. Modeli ka marrë komente të shumta për pozitivitetin dhe qetësinë e tij teksa ka fituar edhe zemrat e banorëve. Disa javë më parë, i pyetur nga Arbana nëse është në lidhje ai tha “No comment”, duke pohuar që po. Në biseda me banorët ai ka thënë se është i lidhur por nuk ka zbardhur detaje.
Sakaq, sot, bashkëjetuesja e tij, një vajzë gjermane, ka realizuar një lidhje me Skype për “Shqipëria Live”. Ajo foli për marrëdhënien me Kledin, e se si e sheh futbollistin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Big Brother është diçka e re, është një eskperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur.”- tha ajo.
Ajo u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat dhe kur ai u përgjigj ‘No Comment’ për statusin e tij nëse është single apo në lidhje ajo tha:
“Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi. Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private.”