Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit Karen Donfried mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkan. Donfried do të takohet mesditën e sotme me kryeministrin Edi Rama ndërsa takimet zyrtarja e lartë e DASH do t’i nisë në Kryesinë e Kuvendit në orën 10:45 me Enkelejd Alibeajn të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryetar të Partisë Demokratike.

Në takim, Alibeaj do të jetë i shoqëruar me Jorida Tabakun dhe disa deputetë të tjerë, jo pjesë e Rithemelimit.

Ditën e djeshme, Donfried zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi që mbërriti po dje në një vizitë në Shqipëri.

Në takim u shoqërua nga Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorja Yuri Kim.

Artikulli paraprakSHQIPTARI DRITAN ABAZOVIÇ NË KRYE TË QEVERISË SË RE TË MALIT TË ZI: JA DY PRIORITETET
Artikulli tjetërALTERNIME KTHJELLIMESH DHE VRANËSIRA, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT