Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried, e cila mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkan, do të zhvillojë sot takime me krerët e politikës shqiptare.

Donfried zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Edi Rama. Takimi nisi në orën 08:50 në kryeministri, ndërsa zgjati më shumë se një orë. Në takim ishin të pranishëm edhe Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorja Yuri Kim.

Pas Takimit me Ramën, Donfried është pritur në Kryesinë e Kuvendit nga Enkelejd Alibeajn të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryetar të Partisë Demokratike.

Në takim, Alibeaj është i shoqëruar nga Jorida Tabakun dhe disa deputetë të tjerë, jo pjesë e Rithemelimit.

Artikulli paraprakPARALAJMËRIMI I ZELENSKYT: T’I JAPIM FUND LUFTËS PËR TË PARANDALUAR NJË KRIZË USHQIMORE
Artikulli tjetërREDUKTOHEN ZYRAT E GJENDJES CIVILE, VETËM 150 TË HAPURA NË TË GJITHË VENDIN