E dhunuan para tre ditësh, tani i djegin makinën

Makina në pronësi të shefit të Kufirit të Stacionit të Triportit në Vlorë, Sadi Ceka është djegur, duke shënuar incidentin e dytë ndaj tij në harkun kohor të tre ditëve. Tre ditë më parë ai u dhunua nga persona të paidentifikuar në afërsi të banesës së tij, ndërsa mesnatën e së premtes, duke u gdhirë e shtunë, i kanë vënë zjarr makinës në pronësi të tij. Makina tip “Skoda”, me targa AA 391 HY e Cekës, është djegur qëllimisht, variant të cilin e pohon edhe policia që ka kryer veprimet e para hetimore. Shefi i Stacionit të Pikës Kufitare Triport, Sadi Ceka ka mohuar në dëshminë e tij para policisë se ka pasur konflikte, ndërsa hetimet janë shtrirë në disa pista.

Artikulli paraprakMAFIA ITALIANE ABUZON ME FONDET PUBLIKE PËR REFUGJATËT
Artikulli tjetërNËNA E TERRORISTIT TË SULMIT TË BARCELONËS: DJALI TË BURGOSET OSE TË VDESË