Temperaturat e favorshme të fundit të tetorit vazhdojnë të mbushin shëtitoren e Shirokës.

Qytetarë të Shkodrës dhe jo vetëm kanë preferuar që këtë të diel të kalojnë momente relaksi në një ndër pikat më të afërta të qytetit, e cila është kthyer në një destinacion të vërtetë kënaqësie.

Pavarësisht se numri i personave që vazhdojnë të frekuentojnë në këtë periudhë të vitit Shirokën sa vjen dhe bie, sërish kjo zonë vazhdon të jetë një pikë interesante për të gjitha moshat.

Pamja e bukur që të ofron Liqeni i Shkodrës këtë periudhë të vitit është një atraksion i këndshëm për një shëtitje buzë tij, e si gjithmonë, fëmijët janë ata që i gëzohen më shumë temperaturave favorizuese të stinës së vjeshtës. Bukuria prishet vetëm me sasinë e pakët të ujit, e cila në këtë periudhë nuk është e zakonshme, në dallim me vitet e tjera.

Artikulli paraprakRIKONSTRUKTOHET RRUGA E PREMTUAR
Artikulli tjetërMARKATA E RUSIT “ULERET” PËR NDIHMË