Kisha katolike në Shkodër kremtoi të dielën e larit e cila kremtohet një javë përpara ardhjes së festës së shenjtë të Pashkës. Pas procesionit në rrugët kryesore të qytetit, arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra kremtoi meshën e shenjtë në katedralen “Shën Shtjefni” duke dhënë disa mesazhe ndaj fenomeneve negative që kanë përfshirë edhe Shqipërinë mes të cilave edhe dhuna në familje ndërsa u lut edhe për paqe në botë….

Të gjithë duhet të bëhemi njerëz të mirë tha arqipeshkëvi ndërsa përmendi edhe ata të burgosurit që mund të keqtrajtohen në burgje nga policët duke thënë se torturat kudo duhet të marrin fund…

Pas të dielës së larit, javën e ardhshme besimtarët katolik në mbarë botën do të kremtojnë festën e shenjtë të Pashkës që kulmon me ringjalljen e Jezusit.

Artikulli paraprakEDUART NDOCAJ NË MBËSHTETJE TË KANDIDATËVE TË BERISHËS
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 03.04.2023